Klubi i mendimit ekonomik

Zuckerberg thyen heshtjen pas krizës në rritje të Facebook, bën Mea culpa “Përgjegjësia e imja”

Mea culpa e numrit 1 të rrjeteit social Facebopk, që thyen heshtjen pas skandalit mbi çështjen e të dhënave personale të përdoruesëve të përdorura nga palët e treta, për të përfituar mesazhe politiko-elektorale në SHBA.

«Jam unë që kam krijuar Facbook dhe jam unë përgjegjësi për gjithë çfarë ndodh në platformën tonë ».Pas një heshtjeje të gjatë, Mark Zuckerberg reagon për çështjen Cambridge Analytica: 51 milion profile të vjedhura pa dijeninë e personave të interesuar e më pas të përdorura për fushatën në favor të Brexit e të Donald Trump. Në profiling e tij personal të Facebook, sipërmarrësi i ri shkruan: «Kemi bërë gabime. Ka ndodhur një dhunim i raportit të besimit me Facebook dhe njerëzve që ndajnë të dhënat e tyre personale me ne, të cilët presin që ne ti mbrojmë. Duhet të rekuperojmë këtë besim. Ne do të ndalojmë zhvilluesit të cilët nuk janë në linjën tonë ose që nuk do të pajtohen me rregullat tona ».

 

Revoltimi në internet

Zuckerberg po përpiqet në këtë mënyrë të nxjerrë kompaninë nga kriza më e tmerrshme e historisë së tij. Në rrjetin social po shumfishohen apelet për të fshirë llogaritë nga komuniteti që ka më shumë se 2 miliard të regjistruar. «Delete Facebook» ose «boycottFacebook». Mes më ativëve është Brian Acton, bashkëthemeluesi i ËhatsApp, kanali i mesazheve i blerë po nga Facebook në 2014: «Ka ardhur moment për të shkuar ». Rreziku është tepër i madh: reagimi i jerëzve mund të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç pamë ne lëvizjen e grave «MeToo». E në çdo rast pa pritur zhvillimet e hetimeve gjyqësore ose dëgjimet në parlament.

 

 

 

Shifrat në Bursë

Ëall Street, dje, i ka lejuar një  dritare titullit i cili mes të premtes 17 dhe të martës 20 mars ka humbur rreth 50 miliard dollar kapitalizimi (vlera e Bursës). Ndërkohë zyra ligjore në degën e  Menlo Park është tashmë në punë për të frenuar hetimet më të rrezikshme. Më konkretja për momentin, ështëè ajo e hapur nga Komisioni Federal Tregtar, agjencia që mbron konsumatorët amerikan. Baza e nisjes është angazhimi i nënshkruar nga Zuckerberg në vitin 2011: të dhënat e ndjeshme të publikuara  në platformë nuk mund të transferohen tek «palët e treta». Por kjo  në fakt ndodhi në 2014, kur  app-i «Thisisyourdigitallife» vendoset nga specialisti i Cambridge Analytica, Aleksandr Kogan, në platformën Facebook. Rreth 270 mijë përdorues shkarkojnë aplikacionin duke dhënë informacionet e tyre, por edhe të miqve tërësisht pa dijeninë e tyre dhe pa dijeninë se çfarë mund të bëhej me të dhënat e tyre nën të ardhmen e afërt. Në këtë mënyrë Kogan kap rreth 51 milion profile. Ndëshkimi i parashikuar nga protokolli i 2011 për rpivatësinë është i barabartë me 40 mijë dollarë në ditë. Nga ku do të fillohet numërimi? Nga moment që të dhënat merren nga Facebook apo nga kur i shiten palëve të treta? Në këtë rast komiteti për Brexit dhe ai për zgjedhjet e Trump.

 

Vlerësimet për gjobat e mundshme

Çdo dhunim sa do i vogël qoftë, përkthehet në një gjobë prej 14,6 milion dollarë në vit. Në këtë rast po flasim për 51 milion përdorues e në këtë rast fatura shkon gati 744 milion dollar çdo dymbëdhjetë muaj. Në rastin më të keq, prej 2014 e deri tani, do të numëroheshin afërsisht 3 miliard dollar penalitete: një shifër shumë e madhe për një kompani prej 15 miliard fitime në vit. Ja pse Robert Sherman, nënkryetari i zyrës së privatësisë së Facebook, në këtë pikë është i prerë: «Po punojmë fort për të ruajtur të dhënat e njerzve. Do tu përgjigjemi të gjitha pyetjeve të Komisionit Federal të Tregtisë ». Por mund të jetë vetëm fillimi i një rruge të gjatë me drejtësinë. Në gjykatën e distriktit të San José, në Kaliforni, ka ardhur vepprimi i parë kundër shoqërisë. Veprimi kolektiv për dëmshpërblim është marrë shumë seriozisht në Shtetet e Bashkuara.

 

Intervista në CNN

Në një intervistë të transmetuar në CNN në orën 20:00 në  New York rreth orës 2 të mëngjesit me orën shqiptare), intervista e parë pas skandalit të të dhënave personale të mbledhura në Facebook dhe të përdorura për arsye politike, Zuckerberg përsëriti ndjesën e tij dhe tha « jam i gatshëm të dëshmoj përpara Kongresit amerikan ». Ai nënvizoi gjithashtu che mungesa e njoftimit të përdoruesëve për aplikacionin e dyshimtë qe gabim: «Duke mbarë mbrapa në kohë është sigurisht diçka që më bën të pendohem,.kemi gabuar e po punojmë fort për të bërë gjënë e duhur duke parë përpara ». Ceo i Facebook garantoi që rrjeti social do të lajmërojë çdo përdorues «profile i të cilit është ngacmuar » nga dhunimi kolosal i të dhënave të Cambridge Analytica. Zuckerberg është i sigurt se duan edhe një herë të shfrytëzojnë platformën për të ndikuar në zgjedhje. Për këtë ai ngre alarmin përpara votimit afatmesëm, në të cilin amerikanët do të rinovojnë pjesën më të madhe të Kongresit: “Jam i sigurt që dikush po përpiqet të përdorë Facebook për tëinfluencuar», «jam i sigurt që ekziston një edicion i dytë  për ç’ishte gjithë mundimi i Rusisë në 2016, jemi duke punuar. Dhe jam i sigurt që ekzistojnë taktika të reja për të cilat duhet të jemi të sigurt që ti identifikojmë e me të cilat të përballemi”.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet