Klubi i mendimit ekonomik

Votimi i TVSH 6% për bujqësinë, Zusi: Regres për agrobujqësinë

Një ditë më parë, Kuvendi miratoi uljen në 6% të TTIMIT MBI Vlerën E Shtuar për Bujqësinë, çka për qeverinë konsiderohet si një mbështetje për fermerët.

Por, ekspertët e fushës thonë, se TVSH-ja 6% për bujqësinë është një regres për sektorin, pasi fermeri është ai që do të paguajë kostot e shitjes së prodhimit, sidomos në tregjet jashtë vendit.

Alban Zusi, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, thotë për Ekonomix.al, se qeveria duhet të kishte menduar edhe për TVSH-në e shitjes së produkteve bujqësore e ushqimore në treg, pasi aktualisht është 20%.

“Vendimmarrja për të ulur në 6% TVSH e produkteve bujqësore ndërkohë që TVSH  e shitjes së produkteve bujqësore e ushqimore në treg është 20%, është një lajm shumë i keq dhe kthim mbrapsht për ekonominë dhe sektorin e bujqësisë e ushqimit. Të gjitha këto kosto do të shkarkohen mbi fermerin, që industria e tregtarët për të mundësuar biznesin do ta blejnë produktin me çmim 14% më të ulët sesa sot” shprehet ai.

Duke u ndalur në diferencën që mbetet mes TVSH-së së shitjes së prodhimit dhe kultivimit të produkteve, do të sjellin një barrë shumë të rëndë për fermerin e thjeshtë.

Nga ana tjetër, do të favorizojë futjen në treg të prodhimeve të importit.

“Kjo diferencë, e papërligjur, prej 14% që duhet ta paguajë tregtari ose industrialisti ka për tu kthyer në bomerang, pasi do të sjellë rritje të informalitetit si dhe rritje të çmimit të produktit për konsumatorin final.

Kjo do të sjellë favorizimin e produkteve të huaja, pasi ai vendas do të rrisë çmimin, ndërsa nga ana tjetër do të kemi mostërheqje të prodhimit vendas nga supermarketet dhe subjektet, duke sjellë dëmtim të fermerit që do të shesë më pak produkte”.

Për Zusin, kjo është një situatë anormale, pasi produkti blihet me 6% dhe shitet me 20%, është veprim absurd, i pabazuar, i pamenduar.

“Është marrë vlera e TVSH së produkteve në Europë, por kanë harruar se produktet shiten me 6%, ndërsa atëherë është bërë vetëm ndryshimi i shitjes, që aktualisht është 20% dhe jo 6%. Kjo diferencë do të paguhet nga industritë dhe tregtarët, por ata do të dalin jashtë tregut”.

Ai sugjeron qeverinë, që të ulë çmimet e lëndëve të para fermerit si dhe të futet importi i lëndëve të para dhe produktet nga jashtë, ku produktet e importuara e kanë TVSH 20%, pasi e paguajnë direkt në Doganë.

“Duket si masë që ndihmon fshatarët, por absolutisht i dëmton rëndë. Kjo dëmton fermerin në shumë drejtime, si: Koston 14% nuk ka për ta paguar industria apo tregtarët e zinxhirëve të formalizuar, atë do e paguajë fermeri, përmes blerjes së produktit me çmim më të ulët, me shitjen e një sasie shumë të vogël të produktit, përmes mosshitjes së produktit, pasi kostoja do të jetë e lartë, ose në formën e dobësimit të industris” thekson Zusi.

Ky vendim, sipas tij, nuk mund të merret pa konsultim, pasi do të sjellë regres dhe do vërë në pozitë të vështirë industritë përpunuese dhe do jetë efekt i khyer mbrapsht negative te fermeri.

Nga ana tjetër, vendimin e marë nga qeveria ai e konsideron populist, pasi nuk do ndihmon fermerin.

“Qeveria ka vullnet për ta mbështetur bujqësinë, por vendosja e TVSH-së 6% është një katastrofë për bujqësinë, pavarësisht se heqja e TVSH-së për imputet bujqësore është një gjë pozitive.

Çdo prodhues dhe çdo prodhim do të futet në rrugën e një kolapsi, ku pasojat do të jenë të menjëhershme dhe me pasoja shumë të rënda nëse nuk do të ketë zgjim nga kjo dalldi” thekson ai.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet