Klubi i mendimit ekonomik

Viti elektoral, qeveria hap “thesin” për rritje pagash më 2019-ën

2019 është një vit elektoral dhe në funksion të tij, qeveria po ndërmerr një politikë populiste. Pas paketës fiskale me ulje taksash për disa kategori, sot është premtuar rritja e pagave. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se duke nisur nga viti 2019 do të bëhet rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.

2.5 miliardë lekë do të jepet fond për rritjen e pagave në dy sektorët bazë, arsim dhe shëndetësi.

“Lajm i mirë është rritje e pagave: shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në shëndetësi përfitojnë 4.650 mjekë dhe 13.745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 miliard lekë. Në arsim përfitojnë 35.783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 miliardë lekë. Në sistemin 6.560 policë të burgje me një fond 600 e ca milionë lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20%”, deklaroi Ahmetaj.

Kreu I Financave premtoi gjithashtu, investime për mbylljen e akseve nacionale rrugore. “Do të vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,” u shpreh Ahmetaj.

Qeveria bllokoi rritjen e pagave gjatë mandatit të parë. Rritja e vetme dhe relativisht e konsiderueshme nga 8 deri 10% u bë në vitin 2017, edhe atëherë vit zgjedhor.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet