Klubi i mendimit ekonomik

Vijon projekti i Unazës së Re. Shkulen pemët dhe shtyllat e ndriçimit tek Astiri. IMT, shembje te doganat

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës po avancojnë me projektin e Unazës së Re, pavarësisht protestave të banorëve që vijojnë tashmë prej rreth 1 muaj. Përgjatë natës, janë shkulur të të gjitha pemët dhe shtyllat e ndriçimit dhe është çmontuar i gjithë dekori i Unazës së Madhe.

Gjatë kësaj faze banorët nuk kanë bërë rezistencë, siç ka ndodhur më herët. Por ata deklarojnë se nuk do të lejojnë që fadromat të prekin shtëpitë e tyre.

Ndërkaq Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka vijuar për të katërtën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave që do mundësojnë ndërtimin e Unazës.

Ndërhyrja u përqendruan në afërsi të rrethrrotullimit të doganës, ku janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike.

Gjithashtu makineritë e IMT-së kanë shembur edhe disa mure rrethuese, që përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Po aksioni nuk do të frenojë protesta e banorëve, të cilët deklarojnë se do të vijojnë. E rradhës do të zhvillohet sot në ora 17.00, ashtu si edhe në ditët e javët e mëparshme.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet