Klubi i mendimit ekonomik

Venecia taksë për turistët, 10 euro për të hyrë në qytet

Qyteti i Venecias ka vendosur një taksë hyrëse prej 10 eurosh për turistët, të cilët vizitonë këtë vend. Taksa  me sa duhet po përcan opinionin publik, ku disa mendojnë së nuk duhet të ekzistojë, ndërkohë të tjërë e shohin si të drejtë. Sipas vendimit, kostoja për të vizituar Venecian do të jetë 10 euro dhe është vendosur për të ndihmuar në përballimin e kostos për pritjen e miliona turistëve çdo vit.

Akoma nuk është e qartë se si do të aplikohet kjo tarifë. Megjithatë, banorët e përhershëm, miqtë dhe familjarët e tyre, apo persona të tjerë që mbërrijnë në qytet për punë ose studime, do të përjashtohen nga taksa.

“Kostoja e mirëmbajtjes nuk mund të jetë një barrë vetëm për banorët lokalë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të drejtë dhe të bëjmë të mundur që të gjithë të paguajnë për kostot”, sqaron Mara Manente, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Studimeve.

Ndërkohë problem i vetëm i kësaj takse është pranimi ose jo nga turistët, mbi të cilët do të bjerë barra, edhe pse sipas autoritetve lokale taksa fokusohet tek përmirësimi i shërbimit publik. Duhet të kujtojmë se Venecia është një nga vendet turistike më të pëlqyera dhe të populluara, e cila përballet me qindra turistë në ditë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet