Klubi i mendimit ekonomik

Vendimi/Shpërblim edhe për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara

Krahas pensionistëve, do të përfitojnë një bonus fundviti edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe ato që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara.

Qeveria vendosi gjatë mbledhjes së fundit t’u akordojë këtyre kategorive një kompensim financiar prej 3 mijë lekësh. Shumën prej 3 mijë lekësh e përfitojnë edhe invalidët me statusin paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe ata me statusin e të verbrit.

Vendimi nuk përcakton se kur do të bëhet shpërndarja e këtyre të hollave, ndërkohë që ato llogariten në një shumë totale prej 396 milionë lekësh.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet