Klubi i mendimit ekonomik

Vendet vakante në Bankën e Shqipërisë, nis dëgjesa në Kuvend, ja 15 kandidatët

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë, seanca dëgjimore për 15 kandidatët që garojnë për 3 vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqiëprisë.

15 kandidatët i janë përgjigjur thirrjes së Kuvendit për plotësimin e tre vendeve vakante.

Secili prej tyre do të ketë në dispozicion për të prezantuar CV-në jo më shumë se 15 minuta, përpara trupës së caktuar.

Kandidatët janë: Vjollca Braho, Bardhyl Ceku, Leontijev Çuçi, Sulo Hadëri, Artan Hoxha, Altin Hoti, Oljan Kanushi, Genc Koxhaj, Arben Malaj, Visar Malaj, Luljeta Minxhozi, Ergys Misha, Nikollaq Pano, Drini Salko  dhe Arben Xibri.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet