Klubi i mendimit ekonomik

Urdhri i Stomatologut anulon vendimin. Nuk ka dyfishim të çmimeve

Është tërhequr Urdhri i Stomatologut nga vendim  për rritjen e tarifave dentare. Kjo tërheqje ka ardhur pas kundërshtive të shumta të qytetarëve, por jo vetëm. Ka qenë  Ministria e Shëndetësisë,e cila e çoi çështjen në Gjykatë vendimin.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë, ndërsa firmën e Presidentit Nikollë Deda. Ky i fundit është shprehur se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”, thuhej në vendimin e firmosur nga Deda.

Kujtojmë se vendimi i stomatologëve për të rritur çmimet e shërbimeve dentare është kundërshtuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh pak kohë më parë se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimit dentar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet