Klubi i mendimit ekonomik

Ujësjellësat, ende me borxhe ndaj OSHEE. Reforma e ujit nuk zgjidh problemin

Ujësjellësat mbeten ndër borxhlinjtë kryesorë të energjisë elektrike.

Reforma e ujit që synon disiplinimin e këtyre ndërmarjeve po ndikon deri diku, por ende nuk ka një marëdhënie korrekte në shlyerjen e detyrimeve.

Ky fakt është pranuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Indutrisë, Damian Gjiknuri gjatë një takimi që ka pasur me homologun e tij kosovar, Valdrin Lluka.

Sipas Gjiknurit, deri tani është arritur vetëm një reduktim i ekspozimeve të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndonëse efektet e para kanë qenë pozitive.

“Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

 Gjiknuri dhe Lluka firmosën edhe një memorandum të përbashkët përmes të cilit do mundet që dy vendet të shkëmbejnë përvojën e tyre me synim mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore.

Sipas Gjiknurit, në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-Mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe 37 mijë kontrata të reja të nënshkruhen.

 Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka vuri theksin tek nevoja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave pozitive në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet