Klubi i mendimit ekonomik

Tushemishti në projektin “100 fshatrat”, Rama premton për “Lungo-gjol”

Rama ka qenë sot i pranishëm në Tushemisht, nga ku premtoi se fshati do të jetë pjesë e projektit të zhvillimit “100 fshatrat”, i cili do të vihet në zbatim shumë shpejt.

Kryeministri duke shpresuar në rikthimin e bashkisë së Pogradecit majtas, tha se projektet për këtë bashki presin zgjedhjet e qershorit për zbatim.

Krahas ndërhyrjes në rrugë dhe krijimit të një parkingu të madh, Rama tha se Tushemishti do ketë edhe një “lungogjol”, duke cituar Eduard Shalsin. Në Tushemisht u prezantuan disa projekte në kuadër të akademisë së 100 fshatrave.

“Jemi në fazën kur këto projekte duhet t’i zhvillojmë. Kemi rënë dakord dhe me arkitektët dhe urbanistët e angazhuar që projekti i prezantuar të jetë pjesa fundore e një zhvillimi që duhet të lidhë shëtitoren nga hyrja deri në këtë pikë. Të kemi një “Lungo-gjol”. Ne do të rikthehemi jo për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre”, u shpreh ndër të tjera Rama.

E pranishme ka qenë edhe ministrja e re e Kulturës, Elvi Margariti, “në aktivitetin e programit “100 Fshatrat”në Tushemisht se atë që na e ka dhënë natyra, ne sot mund ta kthejmë në model zhvillimi ekonomik ”- theksoi Margariti.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet