Klubi i mendimit ekonomik

Tri cilësi për të qenë sipërmarrës i suksesshëm

Shumë njerëz habiten sesi punon truri i një sipërmarrësi. Si bëhet një sipërmarrës kaq i suksesshëm? Dhe më e rëndësishmja, a dëshiron të jesh dhe ti një sipërmarrës i suksesshëm?

  1. Duhet të prodhosh ide të mëdha

Duhet të kërkosh nëse ideja për biznesin tënd është e realizueshme. Pasi të kesh mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm, tani mund të vendosësh nëse do e ndjekësh këtë ide apo do e ruash për të ardhmen. E zëmë se ti vendos ta ndjekësh këtë ide. Pika tjetër ku duhet të fokusohesh është krijimi i kapitalit që të nevojitet.

Projektet e ndërmarra nga sipërmarrësit bëhen në një mënyrë shumë të kujdesshme. Kërkimi në radhë të parë është një aspekt shumë i rëndësishëm për të përcaktuar nëse një biznes është i mundshëm apo jo.

Nëse dëshiron të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm, duhet të punosh me disa koncepte siç është për shembull RIO ose kthimi nga investimet, kapital i përzier, shkalla e ekonomisë, shpejtësia e kthimit të biznesit dhe shumë të tjera.

Nuk mund të punosh në rrugën e suksesit nëse nuk i njeh këto koncepte. Kështu që të duhet të studiosh e të mësosh. Nëse mund të studiosh në një kurs biznesi, bëje. Edukimi i duhur në fushën përkatëse të ndihmon shumë për të pasur sukses në botën e biznesit.

Sipas shumë sipërmarrësve ekspertë, dijet nuk mjaftojnë. Si sipërmarrës ti duhet të kesh sjelljen dhe cilësitë e nevojshme. Cilat janë këto sjellje dhe cilësi? Së pari, duhet të jesh punëtor. Duhet të kesh dëshirë të punosh shumë orë në ditë dhe gjatë natës – sidomos nëse je fillestar.

Pothuajse 8% e kohës tënde do të shkojë për të nxitur klientët dhe ndjekësit në rastin e një biznesi online, ti duhet të tërheqësh shumë trafik në siten tënd ose përndryshe biznesi yt do të dështojë.

  1. Merr përsipër rrezikun

Shumica e sipërmarrësve nuk kanë frikë të guxojnë. Kjo nuk do të thotë se sipërmarrësit i futen biznesit me sy mbyllur duke shpresuar për sukses. Sipërmarrësit janë të gatshëm të marrin rrisqe sidomos pas një vëzhgimi ku shikojnë se kanë shanse të mëdha për sukses.

Shumë pak individë guxojnë të marrin rrisqe sepse ata kanë frikë nga dështimi. Por siç dihet, një sipërmarrës mëson shumë nga dështimet e së kaluarës. Është e gjitha pjesë e jetës prandaj ti nuk duhet të frikësohesh.

  1. Tregohu miqësor dhe i sinqertë me klientët

Nëse mund të krijosh dashamirësi dhe të fitosh besimin e klientëve apo ndjekësve, biznesi juaj me siguri do të korr sukses.

Në qoftë se i zotëron këto karakteristika, atëherë je rrugës për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm.

Mund të zgjedhësh mes biznesit online apo mund ta fillosh duke vendosur biznesin tënd në një zonë lokale. Nëse zgjedh këtë të fundit, të duhet të studiosh bizneset e zonës dhe sigurohu që biznesi jot është i nevojshëm.

Nëse pas disa kohësh e shikon se ka ardhur koha për ta zgjeruar këtë biznes, atëherë bëje dhe do të kesh akoma dhe më shumë përfitime. Opsioni i parë është më i zgjedhuri në këto kohë sepse ka më shumë mundësi për sipërmarrësit online. Bëj zgjedhjen tënde.( Ekonomia Online)

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet