Klubi i mendimit ekonomik

Tregu i pazhvilluar i sigurimeve, Libohova: Nuk ka kulturë

Kompanitë e sigurimit vlerësojnë se është mungesa e kulturës për t’u siguruar arsyeja kryesore pse shqiptarët sigurojnë makinat e jo jetën apo shëndetin.

Edvin Libohova, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve shpjegoi në A2 Business të Aurora Sulçes se te ardhurat e pakta të familjeve shqiptare nuk janë pengesa kryesore, por mungesa e informacionit dhe një kulture të munguar sigurimi.

“Unë do ta lidhja të kushtëzuar edhe me traditën. Tradicionalisht nuk kemi pasur sigurimeve, sepse kanë qenë pronë shtetërore para ’90-ës. Ndërsa pas ’90-ës tregu nuk është edukuar, kulturuar dhe mësuar në këtë drejtim që të jetë i orientuar ndaj sigurimit vullnetar. Sigurisht që të ardhurat e pakta ndikojnë, por nga ana tjetër po të kishim një kulturë dhe edukim tjetër, qoftë me të ardhura shumë të pakta ato mund të siguroheshin për gjëra që janë me të vërtetë shumë riskioze ditën e nesërme nëse ndodh një aksident apo një dëm”, deklaroi Libohova.

Libohova shpjegon edhe bizneset sigurohen vetëm në rastet kur i detyrojnë bankat, por jo për të mbrojtur aktivitetin nga ngjarje të paparashikuara.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet