Klubi i mendimit ekonomik

Tregtia e Turqisë me vendet e tjera, Erdogan propozon: Jo me dollarin amerikan

Presidenti i Turqisë ka propozuar, që tregtia të bëhet pa dollarin amerikan, pasi monedha amerikane ka krijuar pengesa përballë monedhës turke.

Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan,  ky propozim vjen në një kohë kur varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë, ndaj duhet fokusim mbi alternativën e bërjes tregti me valutën turke.

Këto deklarata, presidenti turk i ka bërë gjatë Samitit të 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan.

“Disa vende përpiqen t’i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast”, tha ai.

Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet