Klubi i mendimit ekonomik

Transparenca e bashkive në informim, INFOCIP: Korça në krye të renditjes, Tirana mbetet pas Shkodrës

Korça është renditur si bashkia me transparencë më të plotë ndaj qytetrarëve, sa i përket informimit të publikut për çdo detaj të punës së saj të përditshme, ndërsa pas Korçës vjen Shkodra, e cila këtë vit është renditur përpara bashkisë së Tiranës.

Kjo rënditje është realizuar në kuadër të ditës Ndërkombëtare të së Drejëts për Informim nga Qendra per Çështëjet e Informimit Publik, INFOCIP, që ka matur për të tretin vit rradhazi nivelin e implementimit të ligjit të se drejtës për informim nga 61 bashkitë e Shqipërisë.

Sipas kreut të kësaj qendre, Gerti Shella, objekt matje dhe vlerësimi janë 5 komponentë bazë infrastrukturorë që ligji i ngarkon detyrim për implementim bashkive: Kordinatori i të drejtës për informim (max 2 pike), Regjistri i Pyetje-Përgjigjeve (max 1 pike), Hartimi/Publikimi i programit të transparencës (max 3 pike), Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak (max 2 pike) si dhe Pasja e faqeve zyrtare të internetit (max 2 pike).

“Monitorimi 2018 sugjeron se niveli i implementimit te infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 është rritur në masë 86,2%, duke konsoliduar përfundimisht makanizmin zbatues në nivel të qeverisjes vendore. Kjo është një rritje me rreth 15 pikë përqindje krahasuar me nje vit më parë. Bashkitë me “notat” më të lartë në Vlerësimin e 2018 janë: Korca me 10 pikë, e ndjekur nga Shkodra me 9.9 pikë dhe e pasuar nga Tirana, Kamza, Lezha dhe Gramshi me nga 9.6 pikë.

Krahasuar me një vit më parë, bashkia Korcë ka përmirësuar ende më shumë treguesit e saj, ndërkohë që bashkia Shkodër ka vijuar të mbajë të njëjtin pikëavarazh. Në vendin e tretë, Bashkisë Tiranë këtë vit i janë bashkuar edhe tre bashki të tjera, të cilat kanë përmirësuar treguesit e tyre në një kohë që vetë Bashkia Tiranë i ka rrezuar ato 0.3 pikë krahasuar me nëj vit më parë” tha për Ekonomix.al Shella.

Sipas Shellës, poshtë notës 4 në vitin 2018 qëndrojnë vetëm 7 bashki, krahasuar me 23 bashki në vitin 2017.

“Arsyeja kryesore për këtë vlerësim ka të bëjë me mungesën infrastrukturës online,që përbën edhe kusht parësor për të përmbushur konform ligjit kërkesat për dhenien e informacionit pa kërkesë” tha ai.

Ndërkohë, mbi notën 8 janë të renditura 23 bashki, krahasuar me 20 bashki në 2017, apo vetëm 5 bashki në vitin 2016. Mbi notën 9 janë të pozicionuara 10 bashki, të cilat përfaqësojnë edhe kategorinë top-10 për vitin 2018.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet