Klubi i mendimit ekonomik

Të jetosh në Shqipëri të kushton më lirë se në të gjithë rajonin

Shqipëria ka koston më të lirë për të jetuar. Këtë e tregon indeksi i kostos së jetesës së agjencisë ndërkombëtare Numbeo për 2018-ën.

Indeksi i kostos së jetesës në Shqipëri shënon39,23 % dhe është shumë i ulët sipas Numbeos krahasuar me indeksin e kostos së jetesës në New York  60,77 %.

Në renditjen e 563 vendeve për kosto të ulët jetese, Shqipëria është e 465-a.

Një familjeje me katër persona për të jetuar në Tiranë i duhet të shpenzojë  163,969.36 Lek pa përfshirë këtu qiranë e shtëpisë. Shuma është përllogaritur sipas të dhënave që disponon agjencia Numbeo.

Edhe të jetosh vetëm në Tiranë sipas Numbeos kushton më pak se në  çdo vend tjetër të rajonit,  46,452.45Lek, pa përfshirë qiranë e shtëpisë.

Numbeo konfirmon se kostoja e jetesës në Tiranë vazhdon të jetë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica ka koston më të lartë të jetesës në rajon, ndërsa Prishtina e ka më të ulët. Indeksi është bazuar në indikatorë si  transporti, shporta e ushqimeve bazë, çmimet e restoranteve, etj.

Referuar grafikut të të dhënave të Numbeo, shqiptarët shpenzojnë gjatë muajit 31,6 % në markete, 18,8% qira, 15, 8 % transport, 13,7 % në restorante, 8,8 % për gjëra utilitare, 6,7 % për aktivitete sportive dhe pjesa e mbetur për veshje dhe këpucë.

Gjithashtu edhe Business Insider në listën e publikuar me 26 vendet më të lira të Europës për të jetuar e rendit Tiranën të 19-ën. Platforma citon se Tirana është një prej kryeqyteteve Europiane ku është e mundur të jetosh me  më pak se 600 pound, ($800, €673, Lek89,000). Referuar Business Insider, kjo shumë është më pak se një e treta që një personi i duhet për të jetuar në Londër.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet