Klubi i mendimit ekonomik

Të fundit në rajon për sigurimet, vetëm 35 euro për frymë

Shqiptarët janë të fundit në rajon për sa i takon sigurimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në vitin 2018, primet bruto të sigurimit arritën në 16.9 miliardë lekë, në rritje me 4.5% krahasuar me vitin 2017.

Pavarësisht trendit në rritje, shqiptarët paguajnë shumë pak nga buxhetet e tyre për tu siguruar. Sipas statistikave të kësaj industrie, primet për frymë llogariten në vetëm 35 euro, një normë ndjeshëm më e ulët se në Kosovë apo Maqedoni, ku densiteti i sigurimeve llogaritet përkatësisht në 43 dhe 65 euro për frymë. Pa përfshirë këtu vendet e zhvilluara, ku sigurimet që paguan çdo qytetar është dhjetëra fish më i lartë.

Një treg anemik, që po mbetet i tillë për shkak të të ardhurave të pakta të familjeve shqiptare, por edhe mungesës së informacionit dhe kulturës së paktë në sigurime.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet