Klubi i mendimit ekonomik

Tatimet paralajmerojnë: Kontrolle fiskale për karburatet dhe ndërtimet që deklaruan ulje të qarkullimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar se do të kontrollojë të gjitha karburantet dhe ndërtimet, të cilat kanë deklaruar ulje të qarkullimit.

Përmes një komunikimi me publikun, Tatimet sqarojnë, se bazuar në analizën e treguesve të performancës për periudhën Janar – Gusht 2018, ka konstatuar se tatimpagues, veçanërisht ata që operojnë në sektorin ekonomik të ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, kanë deklaruar ulje të qarkullimit.

Kjo do të thotë se niveli i mospërmbushjes tatimore nga tatimpaguesve të këtyre sektorëve është në nivele jo të duhura.

Nisur nga ky konstatim, DPT, njofton se këta tatimpagues do të jenë objekt i vizitave fiskale.

Administrata Tatimore bën me dije se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit. Ndaj në mbështetje të këtij qëndrimi, tatimpaguesit, ftohen që të korrigjojnë vetëdeklarimet.

Në asnjë rast qëllimi i Administratës Tatimore nuk është vendosja e penaliteteve, por përmbushja vullnetare e detyrimeve që ngarkohen nga legjislacioni në fuqi.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet