Klubi i mendimit ekonomik

Tatimet njoftojnë: Hyjnë në fuqi ndryshimet e TVSH-së

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin e TVSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndërhyrjet që u bënë në nivelin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Disa nga ndryshimet kryesore sipas këtij udhëzimi janë:

Shkallët tatimore janë në masën:

  • 6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;
  • 6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31/12/2021. Nga data 1/1/2022 shkalla tatimore bëhet 10%.
  • 6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

Për nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv:

Aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv. Për zbatimin e saktë të procedurave të regjimit të përpunimit aktiv, subjektet (kontraktori dhe nënkotraktori) duhet t’i referohen gërmave b) dhe c) të pikës 1 në nenin 48 të udhëzimit.

Për fermerët :

Aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e tyre.

Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

  • furnizimi i makinave bujqësore;
  • furnizimi i inputeve bujqësore;
  • furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;
  • importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Lista e inputeve dhe lëndëve të para për prodhimin e barnave është e publikuar në VKM nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet