Klubi i mendimit ekonomik

Tatimet kontroll mbi 4 mijë bizneseve, vendos 45 mln lekë gjoba

Administrata Tatimore ka kontrolluar më shumë se 4 mijë biznese, ndaj të cilave ka vendosur 45 milionë lekë gjoba.

Sipas Tatimeve, nga strukturat e specializuara të Hetimit Tatimor u ushtruan kontrolle në 4,170 subjekte, nga të cilat 1,422 u konstatuan me shkelje.

Tatimet kanë bërë të ditur, se janë kontrolluar subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Shkeljet kryesore janë:

  • 18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë  kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).  Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);
  • 335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
  • 344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;
  • 163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;
  • 106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
  • 74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet