Klubi i mendimit ekonomik

TAP siguron nga bankat të gjithë financimin, 3.9 mld euro

Gazsjellësi Trans Adriatik njoftoi se ka arritur me sukses të gjejë financimet për projektin me vlerë 3.9 miliardë euro. Kjo e bën TAP projektin më të madh në Europë në fushën e infrastrukturës.

Fondet do të vijnë nga Banka Europiane e Investimeve, BERZH dhe një grup prej 17 bankash tregtare.

Me këtë financim, TAP ka siguruar të gjitha fondet e nevojshme për të përmbushur investimet e nevojshme dhe për të vënë në funksion gazsjellësin në vitin 2020. Gazsjellësi ka përfunduar mbi 82% të punimeve në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ndërsa tashmë ndodhet në procesin e ndërtimit të tubacionit nënujor.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet