Klubi i mendimit ekonomik

Taksimi i pagave 300-400 mijë, Ahmetaj përplaset me Braçen

Taksimi i të gjithë atyre personave të punësuar, që marin pagën 300 apo 400 mijë lekë, është bërë “mollë” sherri mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe.

Debatet mes Ahmetajt dhe Braçes u bënë në Komisionin e Ekonomisë, teksa u diskutua projektligji i paketës fiskale.

Sipas Erion Braçes, duhet rishikim i fashës për të ardhurat nga puna, veçanërisht ndryshim taksimi për ata që kanë një rrogë 300-400 mijë lekë të vjetra.

Në këtë vend 300-400 mijë lekë kanë punonjësit e thjeshtë që nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Të ardhurat e vetme janë nga puna. Nëse ka ardhur e keqja, nuk na ka ardhur nga të ardhurat nga puna. Jo, na ka ardhur nga tatimi mbi fitimin. Është mendimi im modest. E gjithë bota po adreson çështjen e pabarazisë. Ky është projektligji juaj, jo i imi. Nëse është muhabet koti, atëherë merreni mbrapsht. Nuk është i imi“, tha Braçe me tone të ashpra.

 Por Ministri i Financave ka dalë kundër kësaj kërkese.

“Jo, vjen nga papërgjegjshmëria fiskale. E para, papërgjegjshmëria fiksale sjell borxhin, ashtu siç e kemi parë edhe në qeverisjen e Saliut. Pastaj është koeficienti Gini e mat pabarazinë, nuk e masim as unë dhe as ti. Unë do të qëndroj kundër ekspandimit jo racional fiskal. Patjetër dhe mbaj përgjegjësi për të”, ka thënë Ahmetaj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet