Klubi i mendimit ekonomik

Taksa 100% me Serbinë. Shqipëria nuk përfitoi, ja çfarë duhet bërë…

Nga Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve

 

Që në momentin që u vendos nga Kosova taksa 100% ndaj produkteve serbe, në intervistat që ne kemi dhënë për mediat, para disa muajsh, e kemi thënë se kjo taksë nuk do të ketë asnjë lloj impakti nëse nuk zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me procedurat doganore në Morinë.

Nëse nuk eleminojmë të gjitha tarifat e panevojshme të shërbimeve doganore nga subjektet private, të cilët nuk krijojnë asnjë vlerë të shtuar por i bëjnë eksportet reciproke shumë të kushtueshme nga pikëpamja kohore dhe nga pikëpamja logjistike, impakti i kësaj takse ka për të qenë i papërfillshëm.

Sot jemi pas tre muajsh dhe vërtetojmë që kjo taksë nuk ka pasur asnjë inpak në mardhëniet tregëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ngelet gjithmonë çështja prioritare, nëse duam ta rrisim këtë shkëmbim, të përmirësojmë performancën e bizneseve të vogla dhe të mesme. Duhet që sa më parë të zerojmë tarifat e kalimit kufitar dhe të minimizojmë kohën e transaksionit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet