Klubi i mendimit ekonomik

Studimi/ Banka Botërore: Gratë shqiptare, të parat për të marrë borxh

Gratë shqiptare marrin më shumë para borxh se në çdo vend tjetër. Një raport i Bankës Botërore që merr në studim vendet ish-komuniste të Evropës dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pohon se 58% e grave dhe vajzave shqiptare kanë marrë borxh.

Sipas A2 CNN, kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se shumë vende fqinje si Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ku nuk i kalon 36%.

Por aq sa të lehtë e kanë të marrin borxh, po aq të vështirë e kanë të kursejnë. Duke lënë të kuptohet se këto para u duhen për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Sondazhi i rendit gratë dhe vajzat shqiptare ndër më pak kursimtaret në vendet e anketuara. Vetëm 18% e tyre arrijnë të kursejnë para.

Gratë më kursimtare të vendeve të anketuara nga Banka Botërore janë ato të Turkmenistanit, Kirgistanit dhe Polonisë.

Një tjetër fakt është se vetëm 34% e grave dhe vajzave shqiptare kishin një llogari bankare në vitin 2018, duke pasqyruar edukatën e dobët financiare. Ndërsa për Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë përqindja e grave dhe vajzave me llogari bankare ishte përkatësisht 47% dhe 64%.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet