Klubi i mendimit ekonomik

Studimi alarmues: Kujdes me ilaçet qetësuese, bllokojnë emocionet

E kemi dëgjuar shpesh se marrja e ilaçeve nuk është zgjidhja më e mirë kur kemi dhimbje, edhe pse është më e shkurtra. Por studimet e fundit tregojnë se përdorimi i shpeshtë i medikamenteve kundër dhimbjeve nuk ka si efekt anësor vetëm krijimin e varësisë, por edhe bllokimin e emocioneve.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka zbuluar se marrja e ilaçeve qetësuese kundër dhimbjeve mund të ndërhyjë në mendimet dhe emocionet tona. Medikamentet për dhimbjet mund të ndikojnë në mënyrën sesi njerëzit përpunojnë informacionet, përjetojnë ndjenjat dhe reagojnë ndaj imazheve emocionuese. Hulumtuesit zbuluan se këto ilaçe mund të ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj përvojave emocionale të dhimbshme.

Në studim janë marrë meshkujt dhe femrat, të cilët kishin reagime të ndryshme nga këtyre medikamenteve. Femrat që përdorën ilaçe qetësuese për dhimbjet raportuan se ishin më pak të lënduara nga përvojat emocionalisht të dhimbshme, të tilla si përjashtimi nga një lojë ose rrëfimi i një situatë kur janë tradhëtuar. Ndërsa burrat përjetuan të kundërtën.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se ilaçet influencojnë në aftësinë për të ndjerë dhimbjen e të tjerëve. Njerëzit, të cilët konsumuan medikamente qetësuese për dhimbjet ishin më pak të stresuar emocionalisht, ndërsa lexonin rreth një personi që përjetonte dhimbje fizike ose emocionale dhe ndjente më pak respekt për njerëzit.

Gjithashtu u zbulua se këto ilaçe mund të ndryshojnë aftësinë tonë për të përpunuar informacionin. “Në shumë spekte rezultatet e zbuluara janë alarmante. Njerëzit kur marrin ilaçe kundër dhimbjes mendojnë se do t’u lehtësohen dhimbjet e tyre fizike por nuk parashikojnë efektet psikologjike që mund të kenë”, ka deklaruar Kyle Ratner, autorja e studimit nga Universiteti i Kalifornisë.

Në bazë të fakteve të reja të zbuluara, këshilla më e mirë, kur keni dhimbje: Duroni pak!

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet