Klubi i mendimit ekonomik

Studentët vazhdojnë ngujimin te Drejtësia dhe Ekonomiku, përplasje me policinë

Studentët edhe ditëtn kanë vijuar me protestat, e cila është përshkallëzuar edhe më tepër. Më shumë se 100 studentë janë ngujuar që nga nata e mbrëmshme në fakultetin e ekonomikut.

Ata nuk tërhiqen edhe pse gjatë orëve të natës, policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve.

Brenda Fakultetit të Drejtësisë nuk janë vetëm studentët të ngujuar brenda ambienteve të leksioneve dhe të seminareve, por janë futur edhe forca të shumta të rendit, të cilat mësohet se janë thirrur nga titullari.

Studentët thonë se 100 të ngujuar. Ata kanë bllokuar edhe hyrjet dhe dalje e fakultetit të Drejtësisë. Studentët kanë thënë se do të vijojnë ngujimin deri ditën e diel.

Mes studentëve dhe policisë ka patur disa incidente. Studentët kanë tentuar sërish të bllokojnë hyrjen e fakultetit, në këto moment ka ndërhyrë policia dhe ka pasur edhe përplasje

Përveç policisë, studentët u përplasën edhe me deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, të cilit i kërkuan të largohej kur ai shkoi te Fakulteti i Ekonomisë.

“Largohu, largu”, ishin thirrjet e studentëve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet