Klubi i mendimit ekonomik

Skrapar, AKU bllokon djathë që ruhej në ambiente me ndryshk e myk

Flutura Tota, Ekonomix.al

Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka bllokuar produkte bylmeti, që grumbulloheshin, përpunoheshin dhe ruheshin në ambiente me ndryshk.

Ky institucion raporton, se këtë të enjte në vijim të masave të mara për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve, tregtimit, përpunimit  të qumështit, gjatë inspektimit në Fshatin Backë të Njësisë  Administrative  Potom, rrethi i  Skraparit, ka bllokuar 95 kg produkte bulmeti, përkatësisht 95  kg  djathë i bute ( i bardhë ) për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Sipas AKU-së, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Berat ka kryer inspektim në subjektin baxho nga ku rezultoi se poseduesi i tij, Xhemal Rushani ushtronte aktivitet, tregtim produkte bulmeti, por nuk rezulton i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Veç kësaj,  produktet ruhen në ambiente ku muret  dhe tavanet janë me prezencë lagështie dhe myku, pajisjet ku përpunohej lënda e parë dhe ruhet produkti përfundimtar janë me prani ndryshku.

Ndërsa ambienti në të cilin tregtohej produkti bulmet, ishte jashtë çdo standardi edhe minimal të Sigurisë Ushqimore, duke përbërë kështu rrezik real e të vazhdueshëm për konsumatorin.

AKU ka konstatuar gjithashtu, se pronarit të subjektit i mungonte dokumentacioni shoqërues për produktin si: certifikata shëndetësore e lëndës së parë, analiza e ujit, plani DDD dhe dokumentacionet e tjera shoqëruese.

Për këto shkelje, inspektorët e AKU-së kanë marrë masën administrative të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, bazuar ne piken 2/a te nenit  43 te Ligjit nr  10433 dt 16/06/2011 Për Inspektimin ne  Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu bazuar në legjislacionin në fuqi ndaj subjektit u mor masa administrative me gjobë me vlerën 300.000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të Sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në këto baxho të cilat tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa nipt dhe pa kupton tatimor (kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit  nga pikëpamja e sigurisë së tij).

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet