Klubi i mendimit ekonomik

Siguria ushqimore, Rama: Po luftojmë në terren, sot jemi shumë më mirë

“Shqipëria ka përmirësuar situatën e sigurisë ushqimore, falë kontrolleve të ushtruara ndaj të gjitha subjekteve që prodhojnë produkte të ndryshme, ku “lufta” vijon në terren”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili teksa ka folur për këtë çështje, ka theksuar, se ende ka raste, të cilat janë faktuar se i përkasin abuzimit në kurriz të konsumatorëve, por se lufta për sigurinë ushqimore nuk ka prekur vetëm ndërmarjet abuzuese, por edhe vetë radhët e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kryeministri theksoi, se në krahasim me të shkuarën, siguria ushqimore tashmë është kthyer në çështje të ditës.

“Është folur për sigurinë ushqimore më shumë se asnjëherë më parë. Ata që ishin mësuar t’ia hidhnin konsumatorit janë vënë në alarm, disa pasqyra të kazanit mediatik janë paguar për të sulmuar cilësinë kombëtare të ushqimit dhe për të propoganduar raste pasigurie të madhe apo raste medemek korrupsioni.

E vërteta është, që koha e tyre nuk është më ajo që ishte, ka ndryshuar. Ne jemi në një betejë frontale për të garantuar siguri maksimale, në këtë betejë ka ende për të fituar në terrenin e sigurisë. Gjatë zhvillimit të kësaj beteje ka edhe më shumë evidentim të rasteve të pasigurisë ushqimore, ka edhe më shumë evidentim të rasteve të korrupsionit, brenda për brenda agjencisë në radhët e inspektorëve.

Këto janë tregues i faktit, që prej një viti po zhvillohet luftë e vërtëtë në terren për të siguruar sigurinë ushqimore. Ka raste të paguara për të sulmuar AKU-në e Ministrinë, por sot siguria ushqimore në Shqipëri është më e lartë se asnjëherë tjetër krahasuar me dje. Krahasuar me atë se ku duhet të jemi, ka akoma shumë punë të për të bërë” ka deklaruar Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet