Klubi i mendimit ekonomik

Siguria ushqimore/ BE mbështet Shqipërinë me 5 milionë euro

Bashkimi Europian prezantoi në Shqipëri programin për mbështetjen për sigurinë ushqimore. Ky program i është një bashkëpunim me autoritet irlandeze dhe finlandeze.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj prezantimin e projektit “Mbështetje për sigurinë ushqimore, standardet veterinare dhe fitosanitare”, financuara nga Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-Anëtarësimit me një shumë prej 5 milionë euro”, Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi shpjegoi ndikimin që do të ketë në mirëqenie dhe ekonomi programi për sigurinë ushqimore.

“Duhet të sigurojmë të gjithë shqiptarët që të ushqehen me ushqim të sigurt”, Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Duke vlerësuar rëndësinë e programit për sigurinë ushqimore, Ministrja e Shtetit për Çështjet Europiane të Irlandës Helen McEntee foli me nota pozitive për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Shqipëria vazhdon me reformat në kuadër të agjendës evropiane të reformave siç ka ndodhur këto vitet e fundit. Ju patjetër që do të keni mbështetjen tonë në diskutimet e qershorit të Këshillit Europian siç e keni pasur në të kaluarën”, Helen McEntee, Ministrja e Shtetit për Çështjet Europiane të Irlandës.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës Samuli Virtanen, gjithashtu vlerësoi programin për sigurinë ushqimore, por edhe progresin evropian që ka bërë Shqipëria.

“Vendi është në rrugën e duhur dhe këtu ndihet se jemi në një vend europian”, Samuli Virtanen, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Programi ka për qëllim të sjellë në Shqipëri përvojën më të mirë të Irlandës dhe Finlandës në sektorin e sigurisë ushqimore dhe do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare.

Marrë nga: A2 CNN

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet