Klubi i mendimit ekonomik

Siguria ushqimore, AKU program trajnimi për nxënësit e shkollave

Nën logon “Siguria Ushqimore” Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zgjeruar më tej programin ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe, i cili startoi në kryeqytet në dhjetor të vitit 2018.  Me rinisjen e vitit shkollor për 2019, AKU ka zhvilluar një tjetër seancë trajnimi, për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” në qytetin e Beratit.  Interesi i nxënësve ishte i lartë,  me pyetjet  e shumta rreth kësaj tematike, kryesisht rreth tregtimit ambulant rreth shkollave dhe se cilat ushqime janë të shëndetshme për to.

Synimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

“Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grup-moshat e nxënësve – referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre – është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulant”, theksohet në njoftimin për shtyp të këtij institucioni.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet