Klubi i mendimit ekonomik

Shtatori i “nxehtë” politik, pronarët: Ne dhe Strasburgu “sy e veshë” tek Parlamenti për kompensimin

Flutura Tota, Ekonomix.al

Muaji shtator pritet të jetë i “nxehtë” për politikën shqiptare, ku me nisjen e sesionit të ri parlamentar, një sërë çështjesh presin të diskutohen, mes të cilave edhe çështja e pronave.

Për Shoqatën Kombëtare Pronësi me Drejtësi, data 17 shtator është përcaktuar si afati i fundit për qeverinë shqiptare, i vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, për të krijuar një mekanizëm për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën e ish-pronarëve.

“Gjykata e Strasburgut nuk ia ka pranuar dhe i ka lënë një afat, datën 17 shtator që qeveria shqiptare të çojë komentet shtesë lidhur me aplikimin e ligjit” ka deklaruar Myrshit Vorpsi, kreu i kësaj shoqate.

Pronarët, shprehen se shteti shqiptar gjithnjë ka qenë në anën e kundërt të tyre, duke bërë pazare me pronat, pazare që sipas tyre, u faktuan edhe me audiopërgjimin e Denar Bibës me Binakun në Strasburg.

“Që ka bërë pazar qeveria shqiptare s’ka pasur diskutim, por publikimi në këtë moment çfarë qëllimi ka pasur” ka dekalruar ai.

Gjatë këtyre muajve, Gjykata për Të drejtat e Njeriut pritet të japë një vendim  për 89 çështjet e pronave shqiptare dhe nëse ajo do vendosë në favor të pronarëve, shtetit shqiptar do t’i faturohen 424 mln euro për të paguar në bazë të zërit kadastral të 2016.

Deri më sot 24 mijë dosje kanë një vendim dhe presin kompensim, ndërsa 11 mijë të tjera janë të mbyllura në zyrat e Agjensisë së Pronave.

Në Gjykatën e Strasburgut janë mbi 400 çështje, ku që nga viti 2007 janë trajtuar 33 me një faturë që i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 33 mln euro.

Këtë të hënë, Parlamenti shqiptarë do të nisë sesionin e parlamentar të vjeshtës, me këtë rend dite:

  1. Hapja e punimeve të Sesionit te III-të.
  2. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
  3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2018.
  4. Njoftimi/miratimi i programit 6-javor të punës së Kuvendit për periudhën 3 shtator – 12 tetor 2018.
  5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 3 – 21 shtator 2018.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet