Klubi i mendimit ekonomik

Shqipëria, në prag të krizës imobiliare

 

Opinion nga Vjoldi Danaj, ekspert në fushën e ekonomisë

Shqipëria shumë shpejtë mund të gjendet përballë një krize imobiliare e cila do të paralizoj rritjen ekonomiko-financiare dhe përkeqësoj edhe më shumë jetesën e shqiptarëve.
Ndryshe nga fllucka imobiliare e Shteteve të Bashkuara që filloj nga mezi i vitit 2008 e cila erdhi si pasojë e një krize financiare e krijuar nga politikat financiare vrasëse të bankave më të mëdha botërore, në vendin tonë fllucka imobiliare e cila mendoj se mund të plasë ndërmjet fundit të 2018-es dhe pergjatë 2019-es do të vijë si pasojë e faktorëve demografik dhe ekonomiko-financiar.
Ndikimi që do të ket faktori demografik vihet re sepse për vitin 2018 numri i lejeve të ndërtimit sidomos për 3-mujorin e tretë është 3-fishuar në krahasim me të njëjtën perjudhë të një viti më parë por në të njëjtën koh numri i popullsisë vitet e fundit ka ardhur gjithmonë e më shumë duke u zvogëluar si pasojë e emigrimit masim dhe plakjes së popullsisë për shkak të uljes së lindshmërisë. Pra,sot po asistojmë në ndërtimin e komplekseve të medhenjë të banimit, fillimin e punimeve të kullave mbi 30 kate, ndërtimin e “lagjeve të luksit” me banesat e medha private; por sa prej këtyre ndërtimeve do të arrihet të shitet?
Ndërsa faktori Ekonomiko-Financiar lidhet me cmimin e banesave i cili është rritur si pasojë e rritjes së taksës së infrastrukturës, rritjes së taksës që kompanitë e ndërtimit duhet të paguajnë për marrjen e lejes, vendosja e taksës së banesës etj. Rritja e taksave nuk përkon me rritjen ekonomike në vend dhe njëkohësishtë nuk kemi nje rritje të mirëqenies e cila do të bënte të mundur krijimin e shtresës së mesme për ti dhënë mundësi qarkullimit të ekonomisë duke i blerë këto banesa dhe per të ulur disi përqëndrimin e lartë të eknomisë së vendit (përqëndrimi i lartë i ekonomisë do të thotë që një pjesë e vogël e popullsisë zotëron pjesën më të madhe të ekonomisë së një vendi). Fenomenin “CLEARING” shumë i papranuar në ekonomitë moderne përdoret masivishtë edhe në vendin tonë dhe do të kthehet në një tjetër motiv për këtë krizë imobiliare.

Për “lehtesimin” e kësaj situate është e nevojshme një ndëryrje e shtetit me strategji të mirfilltë për këtë sektor duke realizuar politika kontrolli makro ekonmike me eliminimin ose uljen e disa taksave, ndalimin e përdorimit të “CLEARING” i cili e conë logjikën e ekonomisë në perjudhën e mesjetës, kontrollin me lejet e ndërtimit duke studiuar zonat dhe vendosur kritere qoftë në bazë të numrit të popullsisë por edhe në bazë të shërbimeve të nevojshme.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet