Klubi i mendimit ekonomik

Shqipëria me çmimin më të larta të karburanteve. Ja sa paguajmë më shumë se fqinjët

Shqiptarët paguajnë njësoj sa francezët dhe më shumë se të gjithë fqinjët në Ballkan për çmimin e karburanteve. Kjo edhe pse çmimi ka pësuar rënie javët e fundit. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta tregtohet aktualisht me 172 lekë për litër, ndërsa benzina me 173 lekë.

Një çmim i shtrenjtë që rrit ndjeshëm kostot, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por për të gjitha familjet, pasi ajo reflektohet tek transporti dhe mallrat e tjerë.

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve shpjegojnë se shkak për çmimin e lartë janë taksat që paguajnë tek qeveria dhe pushteti vendor, të cilat sipas tyre, përbëjnë mbi 65% të çmimit fundor.

Karburantet, më shtrenjtë se kudo në rajon

Nëse do të bënim një krahasim me vendet e tjera të rajonit, rezulton se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve.

Sipas Global Petrol Price, e konvertuar në euro, një litër karburant në vendin shitet me 1 euro e 48 cent. Në vend të dytë, me çmimin më të lartë është Mali i Zi me 1 euro e 24 cent, pasuar nga Serbia me 1.22 euro; në Bosnje Hercegovinë, një litër karburant tregtohet me 1 euro e 18 cent, në Kosovë me 1.1 euro dhe vendi më çmimin më të lirë të karburanteve në rajonin tonë është Maqedonia me 0.99 euro për litër.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet