Klubi i mendimit ekonomik

Shpërdoruan deyrën, KLSH kallëzon në prokuroi 5 ish-regjistrues të Hipotekës së Kavajës

Ditën e sotme 5 ish-regjistrues të Hipotekës së Kavajës, janë kallëzuar në Prokurori nga KLSH. Pesë  ish-regjistruesit e Hipotekës kanë shkaktuar një dëm ekonomik me vlerën 14,490,960 lekë.

Këta të fundit kanë rregjistruar objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanali kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës. Gjithashtu për të dhënë lejet përkatëse të ndërtimit kanë ndyshuar llojin e tokës, nga pyll e kanë kthyer në truall, duke dëmtuar kështu sipërfaqen e gjelbër dhe pishat përreth saj.

Të kallëzuarit janë S.C, me detyrë ish-Regjistrues, F.M, me detyrë ish Regjistruese, A.Q, me detyrë ish Regjistrues, F.Gj, me detyrë ish Regjistrues, A.M, me detyrë ish Regjistrues, D.K, me detyrë ish-Specialist Hartograf.

“Kanë kryer regjistrime të pasurive me AMTP pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 162851 m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë dhe janë kryer tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit Kompesntimi të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimti dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve të kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll”- thuhet në njoftimin e KLSH.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet