Klubi i mendimit ekonomik

Shpallet fituesi në garën për aeroportin e Kukësit. Koncension për 35 vjet

Bashkimi i kompanive “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami” sh.p.k është konsorciumi që do të marrë me koncension aeroportin e Kukësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ky konsorcium është shpallur fitues në garën e hapur për vënien në funksionim të aeroportit në veri të vendit. Mësohet se në tender nuk ka marrë pjesë bashkimi i kompanive Kastrati dhe TMD Systems, të cilat morën bonusin prej 8% të pikëve nga qeveria.

Rehabilitimi i aeroportit dhe bërja funksionale e tij pritet të sjellë uljen e tarifave të fluturimit për qytetarët shqiptarë, ndërsa vetë aeroporti synon të tërheqë linjat ajrore me kosto të ulët.

Investimi kap vlerën e 8 milionë eurove dhe do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë hollandeze me eksperiencë në fushën e menaxhimit të aeroporteve, NACO. Punimet përfshijnë  zgjerimin e pistës dhe terminalit të pasagjerëve. Periudha e koncesionit do të zgjasë 35 vjet.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet