Klubi i mendimit ekonomik

Shmanget “lufta tregtare”, Trump dhe zyrtarët e BE bien dakord për marrëveshje me ” tarifa zero”

Një marrëveshje me “tarifa zero”. Për këtë kanë rënë dakord që të punojnë Trump dhe zyrtarët e Bashkimit Europian. Ata hoqën dorë nga një “luftë tregtare”, pasi arritën një marrëveshje për të punuar drejt tarifave “zero”, ndaj barrierave dhe subvencioneve.

Gjithashtu, BE pranoi të blejë miliarda dollarë amerikanë, duke përfshirë fasule soje dhe gaz natyror dhe të punojë për të reformuar rregullat ndërkombëtare të tregtisë.

“Kështu kishim një ditë të madhe, shumë të madhe”, tha presidenti i SHBA në Shtëpinë e Bardhë në kopshtin e trëndafilave, duke qëndruar pranë Jean-Claude Juncker, president i komisionit evropian dhe duke shpallur një “fazë të re” në marrëdhëniet SHBA-BE.

Trump dhe Juncker u duken të dashur në takimin, që synoi të shmangte luftën tregtare

“Ne ramë dakord sot, para së gjithash, që të punojmë së bashku drejt zero tarifave, zero barrierave jo-tarifore dhe zero subvencione për mallrat industriale jo-auto”, tha Trump me duartrokitje nga disa anëtarë të Dhomës dhe Senatit të pranishëm.

Të dy palët ranë dakord se tani për tani nuk do të ketë përshkallëzim të mosmarrëveshjes dhe nuk do të vendosen masa të reja. Trump dhe Juncker gjithashtu, thanë se do të “zgjidhnin” tarifat e çelikut dhe aluminit të vendosura nga SHBA, të cilat filluan mosmarrëveshjen.

“Por, ndërsa komentet e tyre paraqesin një zbulim të madh pas disa javësh të bllokimit, ato nuk ishin të detajuara dhe lehtë mund të zhbëhen”, shkruan The Guardian

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet