Klubi i mendimit ekonomik

Shitja e Telekom Albania, punonjësit kërkojnë garanci për vendet e punës

Sindikata e Punonjësve të Poste-Telekomit Shqiptar ka reaguar pas shitjes të aksioneve të kompanisë. Zyrtarisht sindikata ka paraqitur dy kërkesa:  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjnë publike negociatat dhe të sigurojnë se plani i biznesit i kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD” do të ruajë vendet e punës aktuale në kompaninë Telekom Albania dhe nuk do të aplikojë shkurtime drastike të vendeve të punës, me justifikim futjen e teknologjive të reja.

Kërkesa e dytë i drejtohet Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Shqipërisë që të mbikëqyrë me kujdes dhe rreptësisht këto negociata, për të mos lejuar cënimin e interesit publik, në rradhë të parë të së ardhmes së vendeve të punës në kompaninë Telekom Albania, si dhe të kërkojë pranimin nga kompania investuese “Albania Telecom Invest AD” të realizimit të kontratës kolektive të punës me punonjësit e Telekom Albania, si një garanci më shumë për sigurimin e vendeve të punës.

“Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekom Shqiptar do të ndjekë këtë proces nga afër dhe do të kundërveprojë, në rast të konstatimit të shkeljeve ndaj legjislacionit ekzistues shqiptar për të drejtat e punëmarrësve”, theksohet në njoftimin për shtyp.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet