Klubi i mendimit ekonomik

Shisnin qumësht në kushte skandaloze në mes të Tiranës, AKU asgjëson produktin

Flutura Tota, Ekonomix.al

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion për kontrollin e tregjeve edhe në kryeqytet, ku këtë të hënë ka konstatuar dhe asgjësuar qumësht, i cili tregtohej në mungesë totale të kushteve të sigurisë ushqimore.

Siç raporton AKU, këtë të hënë ka inspektuar tregun tek “zona e Freskut” në Tiranë ku u ka bllokuar 130 litra qumësht disa shitësve ambulantë që tregtonin qumësht me bidona plastikë dhe në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare.

Trupat inspektuese konstatun, se produkti në fjalë tregtohej në mënyrë te paligjshme në automjetin jo frigoriferik me targa AA330NH dhe në një tjetër mjet me targa AA703MT tregtohej qumësht në kushte të papërshtatshme dhe pa miratimin e strukturave shtetërore.

Inspektorët e AKU-së, ndaj dy shtetasve vendosën masë administrative me gjobë prej 100.000 lekë për secilin si dhe bllokimin e produktit ‘qumësht lope’ duke e nxjerrë jasht përdorimit .

Për shkak se tregtarët ishin tërësisht informalë, realizimi i inspektimit u realizua edhe në bashkëpunim me policinë e shtetit.

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e baxhove, stabilimenteve tregtim qumështi dhe tregtimin ambulant në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet