Klubi i mendimit ekonomik

Shërbimi veterinar për blegtorinë, tashmë vaksimin dhe matrikullim falas

Të gjithë fermerët që mbarështojnë bagëti të imëta apo të trasha, do mund t’i vaksionojnë apo matrikullojnë ato pa asnjë pagesë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Niko Peleshi, i cili ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të shërbimit veterinar, Urdhrin e Veterinëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë fushë.

Peleshi ka theksuar, se ky vendim shumë shpejt do të kalojë në qeveri dhe më pas në parlamentin shqiptar për miratim, duke synuar garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë popullatën dhe dhënien fund të ngërçeve të deritashme në lidhje me kompetencat që duhet të kryejë çdo dikaster shtetëror, duke ndarë detyrat dhe rolet përkatëse.

“Ne synojmë të ofrojmë pa pagesë për fermerini, me punën e veterinerëve tanë, që do të jenë veterinerë të paguar, rrogëtarë, veterinerë të paguar të Agjencisë së Shërbimit Veterinar, do të bëjnë shërbimin e vaksinimit dhe të matrikullimit falas, pa asgjë pagesë për fermerin.

Reforma veterinare që është pjesë e Ligjit të Veterinarisë, parashikon thjeshtimin e strukturës së institucioneve të kontrollit, monitorimit, shërbimimeve veterinare“ ka thënë Peleshi.

Por, ai ka folur edhe me atë se çfarë do të ndodhë me agjencitë e sapokrijuara të Shërbimit Veterinar, ku ka theksuar, se numri i veterinerëve do të shtohet me 500.

“Nuk do të ketë më të gjitha funskionet nga policimi deri tek shërbimet, por do ta ketë më të qartë, fushën e vet të përgjegjësisë. Do të shtohet në numër, pra numri i veterinerëve, ne synojmë të arrijë mbi 500 veterinerë. Sot kemi 166. Më këtë numër veterinerësh që ne synojmë të arrijmë në zbatim të ligjit që do të miratohet së shpejti, për Shërbimin Veterinar, ne ia dalim të kemi në çdo njësi administrative, së paku një veteriner“ ka deklaruar ai.

Peleshi ka ftuar të gjithë aktorët të luajnë një rol aktiv në përgatitjen e këtij ligji, i cili parashikon një revolucion në sektorin bujqësor dhe blegtoral.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet