Klubi i mendimit ekonomik

SHBA heton Facebook, humbje galopante në Bursë

Facebook mbi slitë në Wall Street, pasi Komisioni Federal i Tregtisë ka konfirmuar çeljen e hetimit mbi praktikat e rrjetit social përsa i përket privatësisë, pas skandalit lidhur me abuzimin e të dhënave personale për më shumë se  50 milion përdoruesëve nga ana e shoqërisë Cambridge Analytica. Agjensia federale përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve amerikan është shprehur në një deklaratë të jetë «e zënë totalisht duke përdorur gjithë instrumentet e saj për të ruajtur privatësinë». Mes këtyre instrumenteve, është shpjeguar përmes deklaratës, ka veprime kundër ndërmarjeve «të cilat falimentojnë përballë premtimeve të tyre mbi privatësinë ».

Titulli Facebook pësoi një rënie më shumë se 5%  ose ndryshe 150 dollarë, që më pas u rekuperua duke u mbyllur me një rritje prej 0,42 %.

Veprimi – pasojë e javës më të keqe se IPO (oferta fillestare publike)  në 2012 – kishte hapur sesionin me 160.82 dollarë dhe pastaj arriti një maksimum brenda ditës në 161.10 dollarë

Që prej 1° shkurtit, tiulli ka humbur 23 % . Në deklaratën për shtyp, është lënë të kuptohet se do të ndëshkohen edhe grupet që janë implikuar në «veprime të paligjshme që shkaktojnë dëme thelbësore tek konsumatorët referuar nenit përkatës ». Në radhë ët parë Agjensia Amerikane ka cituar “Privacy Shield” që do të thotë; mburoja e fshehtësisë e zhvilluar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, Komisioni i BE-së dhe autoritetet zvicerane për të ofruar kompani në të dy anët e Atlantikut me një mekanizëm për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e të dhënave kur informacionet personale transferohen nga BE dhe nga Zvicra në SHBA. Megjithatë, me Aktin e Agjensisë së Mbrojtejes së Konsumatorëve, referohet statuti kryesor i vetë komisionit.

Agjensia është shprehur se “vlerëson seriozisht artikujt e shtypit, të cilët ngrenë shqetësime të konsiderueshme rreth praktikave të privatësisë në Facebook Sot Agjencia konfirmon se ka hapur një hetim jo-publik mbi ato praktika “. Agjensia përmes deklaratës për shtyp, rikujtoi se “kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje me të duhet gjithashtu të jenë në përputhje me rregullat e saj që të imponojnë kërkesat për sigurinë e të dhënave dhe privatësinë”. Kjo është një referencë e qartë për marrëveshjen e nënshkruar në 2011 midis Facebook dhe agjencisë amerikane. Kjo marrëveshje kërkon që Facebook të informojë përdoruesit dhe të marrë prej tyre leje të qartë për të ndarë të dhënat personale përtej kufijve të përcaktuar prej tyre në parametrat e privatësisë. Një shkelje e kësaj marrëveshjeje mund të rezultojë me një gjobë deri në 40,000 dollarë për çdo shkelje. Duke pasur parasysh ato që lidhen me Cambridge Analytica, dënimi mund të kushtojë miliona dollarë për grupin Mark Zuckerberg.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet