Klubi i mendimit ekonomik

Sezoni turistik rriti numrin e shfaqjeve kultutore dhe spektatorëve

Tre mujori i tretë, që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik në vend, ka sjellë një rritje të numrit të shfaqjeve kulturiore, por edhe rritje të numrit të spektatorëve në institucionet kulturore në vend.

Është Instituti i Statistikave, i cili bën të ditur, se numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e tretë 2018 është 94, duke pasur një rritje me 42,4 % krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Në këtë periudhë, numri i spektatorëve është 30.622 duke pësuar rritje me 73,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë të vitit 2018 është 326 spektatorë/vizitorë për shfaqje dhe ka pësuar rritje me 21,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Në tremujorin e tretë 2018, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar 8 shfaqje kulturore në salla dhe ambiente të mbyllyra, me pjesëmarrje të 6.600 spektatorëve, duke shënuar një rritje prej 44,0 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Numri mesatar i spektatorëve gjatë tremujorit të tretë 2018 është 825 spektatorë për shfaqje, me një ulje prej 10,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në tremujorin e tretë 2018, Teatri Kombëtar Eksperimental regjistron 16 shfaqje dhe 3.327 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 113,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka realizuar numrin më të madh të shfaqjeve kulturore në tremujorin e tretë 2018 me 41 shfaqje, duke shënuar rritje me 127,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Ky institucion, në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka shënuar një numër prej 5.350 vizitorësh duke pasur një rritje prej 94,1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Numri mesatar i spektatorëve ishte 130 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rënie me 14,8 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Në tremujorin e tretë 2018 Galeria Kombëtare e Arteve regjistron 8.087 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 74,6 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit regjistron 1.510 vizitorë, me një rritje prej 174,5 % për tremujorin e tretë 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri gjithsej i vizitorëve në tremujorin e tretë të vitit 2018, paraqitur në tabelën nr. 3 është më i lartë në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017 duke pasur një rritje prej 43,4 %.

Numri i vizitorëve në muze, në tremujorin e tretë të vitit 2018 është 114.721 duke shënuar rritje me 46,2 % krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 50,7 %, ndërmjet tremujorit të tretë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 206.680 me një rritje prej 37,0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e tretë të vitit 2018 kanë pësuar rënie, respektivisht me 11,4 % dhe 41,4 % krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Në tremujorin e tretë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.917 botime, 33,8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 422 ishin tituj të rinj dhe 1.495 ekzemplarë të rinj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet