Klubi i mendimit ekonomik

Sekretariati i Energjisë ngel në klasë Shqipërinë për naftën

Shqipëria nuk ka bërë progres në sektorin e naftës dhe nuk i ka përmbushur detyrat e lëna nga Sekretariati i Energjisë një vit më parë në Planin e Veprimit. Përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac ka bërë përpara deputetëve të Komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese një përmbledhje të ecurisë së vendit gjatë vitit 2017, duke u fokusuar tek energjia elektrike, sektori i naftës dhe ai i gazit. Por ndërsa për sektorin energjetik dhe atë të gazit, ecuria vlerësohet deri diku pozitive në përmbushjen e detyrave të lëna, për naftën nuk është bërë aspak prgres.

“Janë gati dy projekt-ligje, me shumë pak ndryshime, në lidhje me mbajtjen e rezervave emergjente të naftës; Megjithatë, nuk janë marrë ende vendime përfundimtare se cili është projekt-ligji më i përshtatshëm Sekretariati ka pregatitur, në nëntor 2015, përllogaritjet kryesore për Plan Veprimin. Nuk është bërë aspak progres sa i takon përparësive të identifikuara në Raportin Vjetor të Zbatimit të vitit të shkuar”, theksohet në raportin e Sekretariatit të Energjisë. Ky document vlerëson si përparësinë kryesore të Shqipërisë marrjen e vendimit për Ligjin përfundimtar të Mbajtjes së Rezervave të Emergjencës së Naftës.

Përsa i përket sektorit të energjisëe elektrike, Sekretariati nënvizon se tashmë ka hyrë në rrugën e reformimit prej kohësh, por mbeten ende të paplotësuara disa aspekte, ku mes tyre kryesori është ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet