Klubi i mendimit ekonomik

Rruga e Kombit, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës: Edhe ne do të vendosim taksë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Bajram Hasani është shprehur kundër tarifës së lartë sipas tij të rrugës së Kombit duke theksuar se kjo tarifë do të dëmtojë rëndë biznesin kosovar.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Përballje” ministri Hasani ka thënë se  “Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë se ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë e lartë.

Bajram Hasani

Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes. Na duhet ndoshta edhe autostradës tonë duhet ti vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksa të larta”.

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksportin në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë është shprehur se kjo ministri është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

Sipas Hasanit nëse mbështeten prodhuesit vendor do të rritet,puna , zhvillimi edhe eksporti i Kosovës.

Ministri Hasani ka thënë se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri.

“Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22,5 euro.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet