Klubi i mendimit ekonomik

Rriten kostot në prodhim, pesha tek nafta

Rriten kostot në prodhim. Instituti i Statistikave njofton se në tremujorin e fundit të 2018-ës, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 0.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në “Industrinë nxjerrëse” me 4.3 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror. Ndërkohë që rënie e çmimeve të prodhimit është vënë re edhe në industrinë përpunuese, kryesisht për produktet ushqimore, në metalurgji dhe në konfeksionimin e veshjeve.

Përsa i përket prodhimit vendas, INSTAT konstaton rritje të kostove të prodhimit me 1%, ndërsa çmimet e eksportit kanë rënë me 0.8% kundrejt tremujorit të fundit të një viti më parë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet