Klubi i mendimit ekonomik

Për ekonominë nuk flitet asnjëherë mjaftueshëm. Ose të paktën kështu më duket mua. Pas çdo emisioni, analize apo leksioni me studentët, mendoj se diçka ka mbetur pa thënë. Ose më saktë, pa bërë. Kështu lindi Ekonomix.al, platforma që sot po e ndaj me ju miq. Një vendtakim i ideve dhe sugjerimeve për ekonominë. I oponencës për politikat e ndërmarra dhe i rekomandimeve për të përmirësuar jetesën e gjithësecilit dhe ekonominë e përbashkët.
Ndaj ju ftoj të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e Ekonomix.al!
“Klubi i mendimit ekonomik”
WELCOME TO THE CLUB!

Drejtore e Ekonomix.al