Klubi i mendimit ekonomik

Rreshjet shpëtojnë prapë ekonominë. INSTAT: 9-mujori 2018, rritja ekonomike 4.4%

Rreshjet, që kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike, shpëtojnë sërish ekonominë. Instituti i Statistikave konstaton se rritja ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti ka qenë 4.48%. Ndikimin kryesor në këtë performancë pozitive e ka dhënë dega “Industria, Energjia dhe Uji” me 1.71 për qind rritje, pasuar nga tregtia e transporti, si dhe ndërtimi.

Energjia ka qenë sektori që ndikoi në rritjen ekonomike edhe në tremujorin e kaluar. Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, si 9 mujor i 2018-ës, ekonomia shqiptare ka regjistruar një ritëm mesatar rritje prej 4.4%.

Të dytët në rajon për rritjen, por është e paqëndrueshme

Shqipëria është vendi i dytë në rajon me normën më të lartë të rirtjes ekonomike.

Sipas bankës Botërore, për vitin 2017, vendi ynë shënoi rritje të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar me 3.8%, duke u renditur pas Malit të Zi, që regjistroi 4.3% rritje. Të gjitha vendet e tjera të rajonin kanë norma më të ulëta rritje.

Por ajo që është shqetësuese në ekonominë shqiptare, është rritja e pastrukturuar. E thënë ndryshe, rritja mbetet e varur nga elementë spontanë, si energjia elektrike. Ndërsa problem është mungesa e faktorëve të qëndrueshëm, si investimet e huaja.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet