Klubi i mendimit ekonomik

Rreshjet e dëborës, ARRSH: Vijon pastrimi, përmirësohet gjendja e rrugëve

Moti i keq dhe rreshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar akse shumë të rëndësishme të vendit. Ndërkohë ARRSH, po punon në terren për pastrimin e rrugëve, për të bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve.

Sot në një njoftim për mediat Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon për gjendjen e përgjithshme të rrugëve.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë

Ura e Cerenecit – Steblevë

Qafë Bualli – Kraste

Trebisht – Dogane

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhire

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Draje

Peshkopi-Ushtelencë

Domaj-Draj Rec

Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”,  thuhet në njoftim.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet