Klubi i mendimit ekonomik

Rikthehen reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset e rrezikshme

Moti i keq është rikthyer në të gjithë vendin. Rreshjet e dendura të dëborës  dhe shiut kanë bërë që të  shfaqen prblematika në disa akse.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore, ndërsa në disa akse kryesisht në veri duhet të përdoren zinxhirët.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore . Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmente ku ka prezencë bore.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.

Image may contain: night and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: sky, snow and outdoor

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet