Klubi i mendimit ekonomik

Ricikluesit në prag kolapsi, Balteza: Nuk duam ndihmë nga shteti, të na lënë të punojmë

 

Flutura Tota, Ekonomix.al

Ndërtimi i inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Vlorë po çon drejt falimentimin kompanitë ricikluese.

Është kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Bardhy Balteza, i cili bën të ditur, se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë, pasi në industrinë e riciklimit janë të punësuar mbi 4 mijë persona.

Në industrinë e riciklimit janë investuar deri tani 200 milionë euro. Kemi të punësuar më shumë se 4 mijë persona dhe deri tani punojmë me 20-30 % të kapacitetit tonë. Me ndërtimin e inceneratorëve, industria jonë mer fund, por lind pyetja: Ku do i marë inceneratori mbetjet për t’i djegur? Pyetja është, sa dëme do shkaktohen nga djegia e mbeturinave në këto inceneratorë? Për këto duhet të përgjigjet shteti, i cili jep leje për ndërtimin e tyre, në një kohë kur gjithë Europa i ka mbyllur këto impiante djegie” shprehet Balteza.

Një tjetër shqetësim, për ricikluesit, është fakti se shumica prej tyre kanë marë kredi në banka dhe falimentimi, si pasojë e vënies në punë të inceneratorëve, do t’u krijojë atyre mjaft probleme.

Me siguri them, se thuajse të gjithë ricikluesit kanë vënë pronat e tyre në banka si garanci, pasi përmes tyre kanë marë kredi, për vijimin e aktivitetit. Nëse kompanitë falimentojnë, imagjinojeni se çfarë ndodh, madje këtë do ta ndjejë edhe vetë shteti, pasi ne paguajmë të gjitha taksat dhe tarifat që na vendosen” thekson ai.

Balteza shprehet, se Maqedonia po bën përpjekje për tërheqjen e kompanive të ricilkimit nga Shqipëria, duke i’u vënë në dispozicion mbështetje për taksat dhe tarifat, si dhe krijimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit.

Kemi shumë kërkesa nga ana e shtetit Maqedonas, për të shkuar dhe punuar atje. Mund t’iu them, se mbështetja e premtuar është shumë konkrete, ku përfshihen përjashtimi nga taksat, gjetja e teritoreve për ushtrim aktiviteti, por edhe lehtësi të tjera” shprehet ai.

Sa i përket pushtetit vendor, Balteza thotë, se janë tërësisht të papërfshira në sistemin e diferencimit të mbetjeve, duke bërë që të gjitha mbetjet të groposen ose digjen në natyrë.

Ai e sheh me shumë rëndësi, diferencimin real të mbetjeve urbane, dërgimin e tyre për riciklim, pasi kështu do të ndihmohej edhe mjedisi.

Bashkitë në vendin tonë janë shumë larg diferencimit të mbetjeve. I grumbullojnë mbetjet dhe i hedhin në landfille, nëse kanë sigurisht pasi shumica e tyre i djegin në natyrë, duke ndikuar në krijimin e një ndotje shumë të lartë të mjedisit” shprehet Balteza.

Riciklimi i mbetjeve urbane në vend ka pësuar një rënie drastike. Sipas Instat, mbetjet e materialeve që mund të riciklohen përbëjnë të paktën 30% të totalit të mbetjeve, çka tregon se potenciali riciklues është larg shfrytëzimit të plotë.

Më pak riciklim nënkupton më shumë ndotje të mjedisit, por, nga ana tjetër, edhe më pak punë për industrinë e këtij sektori.

Mbijetesa e industrisë mund të kërkojë një zgjidhje, por, nuk duket e arsyeshme që zgjidhja të vijë nga importi dhe riciklimi i mbetjeve vendase të vazhdojë të neglizhohet.

Riciklimi është procesimi i materialeve te përdorura në produkte të reja, në mënyrë që të reduktojë shpërdorimin e materialeve të dobishme.

Riciklimi eshte proçesi i ripërpunimit të mbeturinave. Viteve të fundit ky proçes ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit.

Grumbullimi i mbeturinave sjell një mjedis më të pastër ndërsa riciklimi i tyre mbron burimet e pasuritë natyrore.

Riciklimi është shumë i rëndësishme pasi mbetjet kanë një ndikim të madh negativ në mjedisin natyror.

Kimikate të dëmshme dhe gazra serë lëshohen nga mbeturinat e landfillit. Riciklimi ndihmon në reduktimin e ndotjes të shkaktuar nga mbeturinat.

Shkatërrimin i habitateve dhe ngrohja globale janë disa efekte të shkaktuara nga shpyllëzimet. Riciklimi ul nevojën për materialet e papërpunuara në mënyrë që pyjet mund të ruhen.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet