Klubi i mendimit ekonomik

Restorante me kushte si në mesjetë, AKU mbyll dy prej tyre në Palasë dhe Klos

Flutura Tota, Ekonomix.al

Kontrollet e shumta që janë ndërmarë gjatë gjithë sezonit turistik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo edhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, nuk kanë ndalur pronarët e restoranteve, që të përgatisin ushqimin për tusitstët në kushte skandaloze.

I tillë është rasti më i fundit i konstatuar në Palasë dhe Klos, aty ku ushqimi që konsumojnë konsumatorët, në këtë rast turistët, përgatitja bëhet në kushte skandaloze, si në mesjetë.

Fotot që shihni flasin qartë, sesi ushqimi që konsumojnë turistët përpunohet dhe ruhet në ambiente skandaloze, janë marë në dy subjekte, ku sipas AKU-së, kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ka bërë në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet