Klubi i mendimit ekonomik

Raporti për Shqipërinë, BERZH: Rreziqet që kërcënojnë ekonominë

Pas FMN dhe Bankës Botërore, edhe BERZH bashkohet me shqetësimin për PPP-të. Në raportin për Tranzicionin 2018-2019 për Shqipërinë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim apelon për kujdes me këto projekte në ndikimin që ato kanë te borxhi publik dhe menaxhimi i tij në të ardhmen.

Në raport, BERZH kërkon që projektet e infrastrukturës të kryhen në mënyrë transparente. Kërkesat e Shqipërisë në fusha të tilla si rrugët, hekurudhat dhe portet mbeten të shumta, por është jetike që projektet e investimeve të tenderohen sipas rregullave dhe standardeve konkurruese të praktikave më të mira.

BERZH analizon ecurinë ekonominë shqiptare, duke evidentuar se gjysma e rritjes ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti i detyrohet reshjeve, që kushtëzuan një ecuri të mirë të sektorit energjetik.
Raporti rekomandon se reformat e sektorit të energjisë duhet të ndiqen me forcë. Në periudhën afatshkurtër, prioritetet janë liberalizimi i mëtejshëm i tregut, zbatimi i disiplinës së pagesave në kompanitë shtetërore dhe përmirësimi i kuadrit rregullator për të siguruar vendosjen e tarifave reflektuese.

Raporti rendit rreziqet për ekonominë tonë, duke evidentuar si më kryesoret përveç PPP-ve, edhe infrastrukturën, administratën e dobët,  ngadalësimin e reformave për shkak të tensionit politik dhe një goditje nga jashtë, pasojë e një krize të mundshme në Eurozonë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet